• Shefki Selmani - Pastor

    I lindur në fshatin Orllan të Podujevës, i martuar dhe baba i dy vajzave, diplomoj në studime bachelor në Cincinnati Christian University në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në degët Shkenca Natyrore & Studime Biblike & Psikologji. Është duke shërbyer si anëtar i Këshillit Drejtues të KPUK-ut , mësues në kursin e Anglishtës si gjuhë e dytë, si dhe anëtar i klubit rotarian ‘Rotary Club Podujeva’.

  • Caleb Chesnut - Drejtues i sherbesës me fëmijë & arkëtar i kishës

    Caleb Chesnut u lind në Columbus, Ohio të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. U zhvendos në Kosovë bashkë me familje kur ishte fëmijë. Ka diplomuar në Cincinnati Christian Univeristy në Ohio, ku studioj Shërbesën e Përgjithshme dhe Studime Biblike me drejtime në Psikologji dhe Sport. Ai u kthye në Kosovë me gruan e tij dhe sot jetojnë në Orllan të Podujevës, bashkë me 4 vajzat e tyre. Caleb drejton Programet Sportive për të rinjë ( L.I.F.E league ) dhe ndihmon duke shërbyer në Podujevë dhe në kishën tonë si dhjakë, arkëtar dhe shërbesa tjera.

  • Valmire Selmani - Drejtuese e Grupit të Adhurimit

    Valmire Selmani udhëheq pjesën e adhurimit për Bashkësinë tonë. Ka lindur në Drenas, ndërsa tani jeton në Podujevë bashkë me bashkëshortin dhe dy vajzat e tyre. Ka të përfunduar studimet bachelor për Përkujdesje dhe mirëqenie për fëmijë në Kolegjin Fama, si dhe Studimet biblike në Shkollën Biblike Iliria në Prishtinë. Është pjesë e grupit të adhurimit në kishën e Krishtit në Kosovë për më shumë se 7 vite .

  • John Chestnut - Pastor deri në vitin 2015

    John Chesnut së bashku me bashkëshorten Ruth dhe fëmijët e tyre, u zhvendosën në Kosovë në mars të vitit 2000. Për 20 vite me radhë ata shërbyen me zell në Kosovë, kryesisht në komunën e Podujevës, duke ndihmuar në mënyra të ndryshme si me ndihma humanitare, edukim etj.