Vizioni

  • Ne jemi një kishë Protestante Ungjillore e Kosovës dhe jemi Kishë e pavarur nga ana e denominacionit. Ne e bartim emrin e Jezusit si identitetin tonë dhe e ndjekim modelin dhe parimet e Kishës e cila bazohet në Dhiatën e Re. Ne jemi pjesë e të gjitha Kishave të cilat e kanë një mëndje për të ndjekur mësimet e Biblës si autoritet i vetëm, dhe që kanë për qëllim përhapjen e Ungjillit të Krishtit në tërë botën.

    Qëllimi jonë është të qojmë Ungjillin e Jezus Krishtit tek të gjitha komunitetet. Ne besojmë që Jezusi është për të gjithë pa marrë parasysh moshën, gjuhën, etninë, aftësinë, ekonominë ose prejardhjen. Ne po zhvillojmë shërbesa të ndryshme që të kemi sa më shumë lidhje ne të gjithë komunen e Podujevës dhe më gjërë. Ne i mirëpresim të gjithë që duan të na bashkohën në shërbesa dhe të kenë marrëdhënie kuptimplotë për adhurim, studim biblik së bashku me ne dhe për të shërbyar krah për krah. Në do të dëshironim shumë që të ju njohim juve më mirë dhe nëpërmjetë kësaj të ju ndihmojmë të vendosni një marrëdhënie të jetës tuaj me Perëndinë.

Historiku

  • Bashkësia e Shpëtimtarit është Kishë Protestante Ungjillore (jo denominacionale) e cila vepron në qytetin e Podujevës që nga viti 2012. Është pjesë e Kishës Protestante Ungjillore të Kosovës ( http://www.kishaprotestante.com/ ).

    Nga ai vit e deri në 2015, pastor i kishës ishte misionari amerikan John Chesnut( John Chesnut së bashku me bashkëshorten Ruth dhe fëmijët e tyre, u zhvendosën në Kosovë në mars të vitit 2000. Për 20 vite me radhë ata shërbyen me zell në Kosovë, kryesisht në komunën e Podujevës, duke ndihmuar në mënyra të ndryshme si me ndihma humanitare, edukim etj.). Tani pastor i kishës është Shefki Selmani (i lindur në fshatin Orllan të Podujevës, i martuar dhe baba i dy vajzave, diplomoj në studime bachelor në Cincinnati Christian University në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në degët Shkenca Natyrore & Studime Biblike & Psikologji. Është duke shërbyer si anëtar i Këshillit Drejtues të KPUK-ut , mësues në kursin e Anglishtës si gjuhë e dytë, si dhe anëtar i klubit rotarian ‘Rotary Club Podujeva’.)

    Tani pastor i kishës është Shefki Selmani (i lindur në fshatin Orllan të Podujevës, i martuar dhe baba i dy vajzave, diplomoj në studime bachelor në Cincinnati Christian University në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në degët Shkenca Natyrore & Studime Biblike & Psikologji. Është duke shërbyer si anëtar i Këshillit Drejtues të KPUK-ut , mësues në kursin e Anglishtës si gjuhë e dytë, si dhe anëtar i klubit rotarian ‘Rotary Club Podujeva’.)

Shërbesat

    • Kursi i gjuhës angleze – ( kurset mbahen që nga paslufta, në Orllan dhe Podujevë, dy herë në javë )
      Liga Sportive – ( Liga Ilire Fuqi Epoke është ligë sportive e cila u formua në vitin 2016, dhe është aktive në disa fshatra të qytetit të Podujevës. Qëllimi i kësaj lige është t’u ofrojë fëmijëve një vend dhe mundësi të luajnë dhe zhvillojnë aftësitë e tyre sportive pa pagesë.). Për më shumë vizitoni faqen e Ligës në Facebook ( Liga Ilire Fuqi Epoke ).
      Shërbesa me veshmbathje – (kjo shërbesë nuk është më aktive, ka përfunduar në vitin 2019. Veshmbathjet të cilat ishin donacione nga Kishat në Shtetet e Bashkuara, shërbenin si mjet ndihmës për më shumë se 35 biznese të vogla të cilat furnizoheshin tek ne.)
      Shërbesa e Mëshirës – (kjo shërbesë është një ndër projektet më të mëdhaja të Kishës sonë. Me ndihmën e donatorëve të shumtë, kemi pasur mundësi të ofrojmë ndihma humanitare përgjatë 20 viteve të fundit, kryesisht në komunën e Podujevës.)
      Grupi i adhurimit